Shekerinska: Nga fundi i muajit do t’i ndajë informaconet për 27 prillin

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska nuk dëshiron ta komentojë pohimin e djeshëm të Munir Pepiqit, të akuzuar për ngjarjet më 27 prill në Kuvend, se i ka ndihmuar ta lëshojë Kuvendin.

“Nuk do të doja të flas për diçka që duhet ta konstatojë hetimi. Në fund të muajit jam e ftuar si dëshmitare rreth lëndës kundër personit që më ka shkaktuar lëndimin më të madh në kokë. Kështu që atëherë për herë të parë do t’i ndajë informacionet. Me të vërtetë nuk mund të komentoj deklarata të huaja, por doli që më 27 prill të gjithë na paskan shpëtuar, ndërsa ne dolëm me koka të përgjakura”, tha Shekerinska duke u përgjigjur në pyetjen pas vendosjes së luleve në përmendoren e pjesëtarëve të vdekur të ARM-së në Bllacë të Katllanovës.

Nëpunësi i policisë Pepiq dje në seancë të hapur të Gjykatës së Apelit në Shkup, në të cilën u shqyrtua apeli i tij për vazhdim të paraburgimit edhe për 30 ditë deklaroi se më 27 prill i ka veshur pallto mjekësh deputetes së atëhershme të LSDM-së, Radmilla Shekerinska që ta evakuojnë nga Kuvendi.