Rreth dy milionë besimtarë priten në haxh në Arabinë Saudite për këtë vit


Autoritetet në Arabinë Saudite i dhanë fund përgatitjeve për haxh që sivjet fillon më 9 gusht dhe përfundon më 14 gusht.

Pritet këtë shtet ta vizitojnë rreth dy milionë besimtarë myslimanë. Riadi ka sistemuar në rajonin e qytetit të shenjtë Meka mbi 30.000 punonjës mjekësorë nga të cilët rreth 8.000 janë gra.

Secili mysliman është i obliguar ta kryejë haxhin të paktën njëherë në jetë.

Duke thënë “Allahu ekber” besimtarët lëvizin në grupe nën sigurim të madh policor dhe hedhin gurë ndaj pllakës së madhe, e cila e simbolizon Satanatan, në luginën Mina, afër Mekës.

Sipas traditës, në luginën Mina, ditën e parë të Kurban Bajramit, hidhen një  nga një , shtatë gurë nga pllaka 30 metërshe e cila e simbolizon Satanatan, ndërsa në dy ditët në vijim, 21 gurë nga tre pllaka – e madhja, e mesmja dhe e vogla, nga shtatë gurë.

Pas hedhjes me gurë, duhet të sakrifikohet jeta në përkujtim të viktimës së Avraam, i cili sipas traditës myslimane ishte i gatshëm ta mbytë djalin e tij Ismailin, në kërkesë të Zotit, por në fund janë sakrifikuar një qengj. Për haxh sivjet do të priten mbi një milionë qengja.