Rokadë në qeveri: Aleanca merr një ministri të LSDM-së, LSDM-ja një ministri të BDI-së?
Ministrja aktuale e arsimit, Renata Deskoska, do të mbetet ministre, por do të bëjë transfer në resor tjetër, kështu që nga Ministria e arsimit do të ulet në kolltukun e ministrit të drejtësisë, shkruan Fokus duke u thirrë në burime jozyrtare.
Sipas këtyre informacioneve, ministrinë e arsimit do ta marrë BDI, kurse vendin vakant të zëvendësministrit te arsimi do ta marër LSDM. Mirëpo burime të Gazetës Lajm thonë se po shqyrtohet edhe një variant tjetër për rrokadë në qeveri. Sipas këtyre burimeve, LSDM do ta marrë drejtësinë, BDI ministrinë e shëndetësisë, kurse Aleanca për Shqiptarët do ta marrë ministrinë e arsimit. Para dhjetë ditëve edhe kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi rikonstruim të mundshëm të qeverisë, në rast se ministri i shëndetësisë zgjedhjet nga radhët e ndonjë partie tjetër, e jo nga radhët e Aleancës.