Refuzohet kërkesa e Koçanit për anulim të dënimit me burg


Gjykata Penale Themelore – Shkup e refuzoi si të pabazë kërkesën  e Sead Koçan për anulim të vutjes së dënimit për rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike.

“Në lidhje me shumë pyetje të gazetarëve të dorëzuara te Gjykata Penale Themelore – Shkup, në lidhje me lëndën e prokurorisë të emëruar si “Trust”, e informojmë opinionin se lutja për anulim të kryerjes së sanksionit është refuzuar  si e pabazë dhe e njëjta është dorëzuar te palët në procedurë”, cithet në kumtesën e publikuar në ueb faqen e Gjykatës Themelore Penale – Shkup.

Biznesmeni Sead Koçan  më 17 korrik duhet të lajmërohet  për vuajtje të dënimit me burg për rastin “Trust”.

Së pari Koçan  nga gjykata mori gjashtë vite burg, sepse si drejtor i kompanisë “Transmet” me dokumenta të rrejshme ka marrë pjesë dhe ka fituar tendera  për gërmim të thëngjillit dhe zgjyrës në REK “Bitola” të SHA ELEM me vlerë prej 17 milion euro. Gjykata e Apelit të akuzuarit të parë Koçan ia zvogëloi shkallën e dënimit  për katër vjet.