Reagon Qeveria: Me këtë ligj avancohet përdorimi i gjithë gjuhëve


Qeveria ka reaguar pas vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov të mos nënshkruajë Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe thonë se ai është në pajtim me Kushtetutën dhe i avancon të gjithë gjuhët e jo vetëm atë shqipe, transmeton Zhurnal.mk

“Në këtë rast duam që dhe njëherë të themi se gjithë rregulloret e ligjit për përdorimin e gjuhëve janë në pajtim me amandamentin 5 të Kushtetutës së vendit. Me këtë ligj avancojmë përdorimin e të gjithë gjuhëve të bashkësive etnike në vend, motivi për sjelljen e këtij ligji është brengë e gjithë qytetarëve të vendit që të ndërtojmë një shoqëri të përbashkët, ai është koncept që kjo qeveri i beson fuqishëm dhe vazhdon të avancojë atë. Me këtë ligj do të përhapet përdorimi i gjuhëve zyrtare që e flasin mbi 20% të qytetarëve që do të thotë se ligji mundëson përdorimin në institucione dhe qytetarët të komunikojnë lirshëm në gjuhën e tyre”, theksojnë nga Qeveria.