Raufi: Pafajsia e të akuzuarve më e rëndësishme se sa zbulimi i autorëve të “Monstrës”


Gjykata themelore 12 shkurt e caktoi si datë kur do rihapet dhe rigjykohet procesi gjyqësor ose rasti “Monstra” në të cilin duhet të dëshmohet fajësia ose pafajsia e Sami Lutës, Alil Demirit, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq dhe Fejzi Azirit. Për këtë rast janë vendosur të gjykojnë dy gjykatësit, Ognen Stavrev dhe Osman Shabani, ndërsa avokati i të akuzuarve në rastin “Monstra” Naser Raufi për “Nezavisen Vesnik” duke lavdëruar dy gjykatësit u shpreh se pret gjykim të drejtë dhe të bazuar në faktet dhe dëshmit. Raufi potencoi se rigjykimi nuk do të zgjat shumë dhe pret për afat të shkurtër kohor të dëshmohet pafajsia e klientëve të tij.

“Për këtë lëndë janë të paraparë të gjykojnë dy gjykatësit Ognen Stavrev dhe Osman Shabani të cilët sipas mendimit tim janë mjaft korrekt dhe profesionist në punën e tyre, dhe për këtë arsye prej gjykim objektiv. Çdoherë kam deklaruar se shërbimet sekrete të Maqedonisë janë të përfshirë në montimin e këtij rasti, e vërteta bashkë me emrat dhe mbiemrat e organizatorëve të dalin mbi sipërfaqe”, deklaroi Raufi.

Sa është e mundur që Maqedonia pas zbardhjes të autorëve të rastit “Monstra” të destabilizohet, Raufi me tone qetësuese se diçka e till nuk mund të ndodh.
“Unë personalisht mendoj se edhe pas zbulimit të autorëve të vërtetë të rastit “Monstra” nuk do të ketë pasoja dhe destabilizim të Maqedonisë Mendoj se nuk është më e rëndësishmja zbulimi i autorëve sesa të dëshmohet pafajsia e të akuzuarve. Kjo është prioritet për mua mendoj dhe jam i bindur që në sipërfaqe do të dalin emrat e autorëve të vërtetë. Për këtë lëndë pres numër minimal të seancave përshkak se i njejti është i ezauruar. Jemi në fazë të ligjit të vjetër për procedurat penale ku Prokuroria duhet e para ti paraqesë provat. Deri në këtë moment diçka e till nuk ka ndodh përshkak se ata prova janë të finguara dhe inekzistente. Provat u theksuan tek aktakuza, por të njejtat në realitet nuk ekziston si prova. Për këtë arsye sipas meje, gjykimi i kësaj lënde do të zgjat vetëm disa seanca, unë shpresoj që Prokuroria që në pjesën e parë të heq dorë nga akuzat për klientët e mi”, deklaroi Raufi.

Rigjykimi i rastit “Monstra” vjen pas vendimit të Gjykatës Supreme e cila më 24 nëntor të vitit të kaluar vendosi që lënda “Monstra” të shkojë në ri-gjykim, ndërkaq të dënuarit, Sami Luta, Haki Aziri, Agim Ismailloviq dhe Fejzi Aziri të lirohen nga burgu nën masa të kujdesit, gjegjësisht të mos lejohen që ta lëshojnë qytetin e Shkupit dhe çdo të martë dhe të premte prej orës 12 deri 14 të paraqiten te personi zyrtar në Gjykatën themelore Shkupi 1.

Blerim Ismaili