Qeveria analizon pakon e propozimeve të Methju Nimicit


Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme analizon propozimet e Metju Nimicit. Nga qeveria konfirmojnë se po punojnë dhe analizojnë propozimet e ndërmjetësit për zgjidhjen e emrit, Metju Nimic. .

“Qeveria e Maqedonisë punon në analizën dhe konsultimet lidhur me kornizën e dorëzuar nga ndërmjetësi Metju Nimic. Në periudhën e ardhshme do të bëjmë përpjekje për proces inkluziv me kyçjen e gjithë faktorëve relevant politik në vend, në drejtim të ndërtimit të qëndrimit dhe strategjisë së përbashkët”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.