Probleme me Facebook-un dhe Instagram-in përreth botës


Rrjetet sociale Facebook dhe Instagram “u ndërprenë” përreth botës, për shkak të mijëra përdoruesve të hidhur publikuan për atë në Tuiter.

Përdoruesit në pjesën jugore dhe juglindore të Anglisë mes të parëve filluan “t’i përjetojnë problemet”. Por më vonë edhe përdoruesit në SHBA, Brazil, Peru, Kolumbi, Meksikë dhe në disa pjesë të Evropës, gjithashtu e ndanë zemërimin e tyre.

Dhe në të dy faqet e këtyre rrjeteve sociale paraqiten porosi për gabim gjatë përpjekjes  kur inkuadrohen përdoruesit.

“Ups..diçka shkoi keq. Punojmë për ta rregulluar problemin sa më shpejtë që është e mundur”, shkruan porosia në Facebook.

Tani për tani nuk është e qartë se cila është arsyeja e problemit dhe sa do të zgjasë.