Pendarovski, koordinator i ri nacional për NATO-n


Stevo Pendarovski është koordinator nacional për përgatitje të Maqedonisë për anëtarësim në NATO, informoi sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Vendimi për emërimin e deputetit të LSDM-së dhe ish-kandidat presidencial, Pendarovski për koordinator nacional të NATO-s është marrë në seancën e djeshme qeveritare. Pendarovski do ta ndërmarrë funksionin pasi që vendimi do të shpallet në Gazetën zyrtare. Deri atëherë mbetet deputet në Kuvend, ku është edhe zëvendës-anëtar i Komisionit kuvendor për mbikëqyrje mbi punën e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe të Agjencisë për zbulim.

Maqedonia kishte koordinator nacional për NATO-n në periudhën nga vitin 2006 deri në vitin 2009, kur në atë funksion ishte emëruar ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Funksioni mbeti i zbrazët dhe ishte në pezullim pas mossuksesit të Maqedonisë që të marrë ftesë për anëtarësim në samitin në Bukuresht në vitin 2008.