Pas mesnate çmim më të lirë të derivateve


Nga mesnata do të ketë çmim më të lirë të derivateve në Maqedoni. Benzina do të lirohet për një denarë e gjysmë për litërkurse çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar. Kështu ka vendosur sot Komisioni Rregullator i Energjisë.

Sipas vendimit të ri, një litër EUROSUPER BS- 95 do të kushtoj 65.5 denarë, ndërsa një litër EUROSUPER BS-98 do të kushtoj 67 denarë. Çmimi i dizelit nuk ndryshon, kështu një litër dizel edhe më tej do të kushtoj 54 denarë për litër.