Partia e Gruevskit do të protestojë edhe sot nëpër rrugët e Shkupit
OBRM-PDUKM-ja do të vazhdojë me protestat e saj në mbrojtje të të arrestuarve të cilët janë të përfshirë në akuzat që dalin nga hetimet e ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
Kjo parti ka paralajmëruar për bllokim të sërishëm të udhëkryqeve në Shkup, nga ora 15:00 e deri më ora 17:00. Sipas tyre, shteti dhe institucionet janë kapur nga siç thonë ”junta e pushtetit”. OBRM-PDUKM-ja hedh akuza edhe ndaj gjyqësorit që sipas tyre punojnë nën diktatin e pushtetit dhe parapërgatitin akuza ndaj kundërshtarëve politik të pushtetit.
Protesta do të ketë edhe para Ministrisë së drejtësisë, nga ora 18:00.