Osmani: Tani kemi nevojë për mbështetjen e miqve tanë ndërkombëtar


Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot ishte nikoqir i delegacionit të Mbretërisë së Suedisë e udhëhequr nga Sekretari Shtetëror i Ministrisë për Çështje Evropiane dhe Tregti, Oskar Stenstrom.

Në takim u hapën tema për bashkëpunim dypalësh mes dy vendeve, procesi euro- integrues i Maqedonisë, si dhe mbështetja e Mbretërisë Suedeze për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Osmani shprehu falënderim për rolin aktiv të Mbretërisë së Suedisë në fasilitimin e vendimit të krizës së gjatë politike dhe institucionale që e kishte kapluar vendin, si dhe për mbështetjen e procesit euro- integrues të Republikës së Maqedonisë – mbështetje e cila dekadat e kaluara ka qenë e vazhdueshme, e qartë dhe pa mëdyshje dhe e cila gjithmonë shkon në drejtim të zbatimit të politikave për zgjerim të BE-së.
“Pres mbështetje për Maqedonisë nga ana e Suedisë të vazhdojë edhe në të ardhmen, në veçanti për ambiciet e integrimeve tona evropiane dhe euro- atlantike” – shtoi Osmani.

Gjatë takimit Zëvendëskryeministri Osmani konfirmoi përkushtimin e Qeverisë në përgjithësi dhe në kohë të zbatohen reformat e parapara nga Plani 3-6-9, me qëllim, që e përgatitur ti pret datat kyçe për integrim evropian si që janë publikimi i Strategjisë për zgjerim të Komisionit Evropian, Raporti për progres të vendit nga ana e Komisionit Evropian, si dhe Samiti për zgjerim në maj në Sofje.

Osmani i njoftoi bashkëbiseduesit me hapërimin pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve fqinjësore, respektivisht firmosja e Marrëveshjes me Republikën e Bullgarisë, si dhe progresi në ndërtimin e besimit mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe intensifikimin e kontakteve mes dy vendeve.
”Kemi periudhë kyç, shans historik që të bëjmë hap të rëndësishëm në integrimet tona euro- atlantike dhe tani na nevojitet mbështetja nga miqtë tanë ndërkombëtar”, theksoi Osmani.

Në takim u hapën edhe tema për bashkëpunim të ndërsjellë, ndihma bilaterale e Mbretërisë Suedeze për vendin tonë, për të cilën bashkëbiseduesit ndanë bindje dhe pritje të ndërsjella se e njëjta do të vazhdojë edhe në të ardhmen me ritëm të njëjtë, si dhe për mundësitë për avancimin e shkëmbimit dhe bashkëpunimit ekonomik.