Osmani: Bashkëqytetarë, kini besim në sinqeritetin e Kryeministrit Zaev


“E di që në fillim kur të lexoni që një Shqiptarë del në mbrojtje të kryeministrit mund tek dikush të ngjallë paragjykime. E kuptoj, por mbi gjithçka dua të ju rikujtoj se unë bashkë me kryeministrin jemi të parët që kthyem flamurin në ish-zonën e luftës, dhe të njejtën e integruam në institucionet e shtetit. Me një fjalë fshatin Slupçanë e rikthyem në fshat të Maqedonisë, ndërsa nëpërmjet këtij integrimi kompletuam Maqedoninë. Patriotët e rrejshëm 17 vite bënin ndarje të Maqedonisë, izoluan fshatin tim dhe krijuan zona të errëta dhe getoizime.

Mos të flasim për Haraçinën. Dikur atje kishte të shtëna, me çrast shteti me institucionet e saj ishte e pumundur të depërtoj, ndërsa fshatarët nuk mund të bëheshin pjesë e institucioneve. Sot me atë komunë udhëheq shqiptare të cilën e kandidoi LSDM-ja. Shumë njerëz sulmuan partin përshkak se arriti të fitoj shumë vota të shqiptarëve dhe me këtë ata bëjnë ndarjen e shtetit. Çfarë është federalizëm? Të fitojë LSDM kryetar komune në Haraçinë ose të ndahet shteti në zona ku nuk ka qasje siç bënin patriotët e rrejshëm. Maqedonasit në njërën anë dhe Shqiptarët në anën tjetër. E gjithë kjo duke falenderuar patriotët e rrejshëm, disa Shqiptarë e të tjerë Maqedonas.

Tërë kohën flisnin për Platformën e Tiranës, ndërsa ndodhi e kundërta: Flamuri maqedonas dhe shteti depërtuan në Haraçinë dhe Sllupçan ndërsa qytetarët e këtyre vendeve u bënë pjesë e institucioneve. Tani kanë filluar negociata për dy çështje të rëndësishme, emri dhe integrimi. Kam kuptim të tërësishëm për ndjeshmërinë e temës dhe emrit. Të jemi të sigurt, kryeministri nuk do të pranon asgjë me të cilën do të dëmtoheshte identeti dhe gjuha. Dhe në këtë temë patriotët e rrejshëm na çuan drejtë izolimit dhe ata pa asnjë kërkesë dhe nevojë hapën çështjen e identetit me qëllim të vështirësojnë punën e institucioneve dhe mos të arrihet marrëveshje, përshkak se sikur të diksutoheshte për këtë problem, sot veçmë do të ishim pjesë e BE-së dhe NATO-së, ndërsa ata nuk do të ishin në gjendje për të vjedhur çdogjë. Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri Nikolla Dimitrov po luftojnë si patriot të vërtetë që të përmbyllin një çështje dhe të hapin një rrugë të gjërë drejtë ardhmërisë. Momentalisht jemi në rrezik që rinia të largohet nga vendi dhe atje të asimilohet dhe të zhduket identiteti dhe gjuha. Deri në këtë nivel na kanë prurë patriotët e rrejshëm. Në politikën e brendshme tashmë nuk ka incidente ndërsa për incidentet që kanë ndodhur më parë do të zbardhet e vërteta dhe dikush do të mbajë përgjegjësi. Jetë do të ketë, punësime dhe perspektivë dhe mbi të gjitha më e rëndësishme të gjithë do të jemi bashkë me familjet tona këtu në Maqedoni. Keni durim dhe besim në këtë mundësi që është para nesh.”

Hadi Osmani.