Nuk zhvillohen bisedime me Lëvizjen BESA dhe PDSH-në për hyrje në Qeveri
Nuk bëhen bisedime me Lëvizjen BESA dhe me Partinë Demokratike Shqiptare për hyrjen e tyre në Qeveri, konfirmoi sot zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski.
Në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, zëdhënësi Boshnjakovski tha se nuk zhvillohen bisedime për këtë as me PDSH-në dhe as me Lëvizjen BESA.
Takimi i djeshëm i kryeministrit Zaev me liderin e Lëvizjes BESA, Bilal Kasami ka qenë në drejtim të përkrahjes së BESA-s për pakon e ligjeve reformatore që duhet të votohen në Kuvendin e RM-së. Nga ana e BESËS është konfirmuar se do të japin përkrahjen për të gjitha proceset reformatore që po bën Qeveria.