Një vajzë pesëvjeçare është mbytur në “Markova Rekë”


Një vajzë pjesëvjeçare dje është mbytur në ujërat e “Markova Rekës”.

“Më 10 prill të vitit 2019 në orën 15.25 në SPB Shkup është denoncuar se në afërsi të rrugës së vjetër për në fshatin Batincë të Shkupit, një vajzë pesëvjeçare, derisa ka luajtur me fëmijë të tjerë, ndërsa prindërit e saj kanë qenë në dasmë, ka rënë në “Markova Rekë”.   Mjeku nga Qendra për Ndihmë Mjekësore  ka konstatuar vdekje pa gjurma të dhunës ndërsa ekspertizë të vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup”, bëri të ditur MPB-ja.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i është dorëzuar familjes.