Një shtatëmbëdhjetë vjeçar është goditur me thikë në Lisiçe


Një djalë shtatëmbëdhjetë vjeçar e ka humbur jetën pasi pas një grindjeje e cila vazhdoi me përleshje fizike është goditur me thikë nga një moshatar i tij. Sulmuesi është gjetur dhe është arrestuar në stacionin policor.

Nga policia informojnë se 35 minuta pas mesnate në SPB është paraqitur se në rr. Fevruarski pohod” në lagjen Lisiçe të Shkupit ka pasur grindje mes personave A.T (18), i cili ishte në shoqëri me K.D. (17), e cila ka vazhduar edhe me përleshje fizike.

“Në një moment A.T. ka nxjerrë thikë dhe i ka shkaktuar plagë N.H. (17), i cili me automjetin e Ndihmës së parë mjekësore është dërguar në kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’ për t’i ofruar ndihmë mjekësore, ku edhe ka ndërruar jetë”, sqaruan nga MPB-ja.

Policia e ka gjetur dhe e ka arrestuar A.T. dhe punon në zbardhjen e rastit.