Një kameraman i Bi-Bi-Si sulmohet në mitingun e Trampit


Një mbështetës i presidentit amerikan Donald Tramp e sulmoi një kameraman të Bi-Bi-Si gjatë kohës së mitingut të presidentit El Paso, në kufirin me Meksikën.

Siç njofton Bi-Bi-Si, një burrë i cili ka mbajtur kapele me sloganin “Le ta bëjmë Amerikën më të madhe”, e ka shtyrë dhe sharë kameramanin Ron Skins, para se të largohet nga sigurimi.

Skins deklaroi se “është shtyrë shumë fuqishëm”, se nuk e ka vërejtur momentin kur njeriu është nisur drejt tij dhe se nuk ka e ka ditur se çfarë po ndodh.

Tramp e ka parë sulmin dhe ka reaguar menjëherë, duke e ngritur gishtin e madh për të kontrolluar nëse është mirë Skins. Pasi është bindur se gjithçka është në rregull me kameramanin, Tramp e ka vazhduar fjalimin.