Nimic: Implementimi i Marrëveshjes së Prespës hap çështje për të cilat duhet kohë


Periudha e implementimit të Marrëveshjes së Prespës do të hapë çështje siç është puna e Komitetit për librat dhe përdorimi komercial i emrit “Maqedoni”, thotë ndërmjetësuesi i KB-së në kontestin për emrin, ambasadori Methju Nimic.

“Njëra prej punëve të cilat krijojnë shqetësim është irredentizmi dhe demonizimi i fqinjit. Vetvetiu ndryshimi i emrit kërkon shumë kohë. Çdo pasaportë, patentë shoferi, diploma universitare, certifikata e kurorëzimit, tabelat e institucioneve duhet të ndryshohen. Për këtë është e nevojshme kohë, njëjtë siç ishte e nevojshme kohë edhe për marrëdhëniet midis popujve të dy vendeve. Ekzistojnë çështje edhe në pjesën e përdorimit komercial  të emrit ‘Maqedoni’”, ka deklaruar Nimic në brifingun për gazetarët në selinë e Organizatës botërore.

Duke u përqendruar në angazhimin e tij shumëvjeçar për tejkalimin e kontestit i cili konsiderohet si stazhi më i gjatë në përgjithësi në emërimin e ndërmjetësuesit nga ana e sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Nimic thotë se është i kënaqur nga suksesi i negociatave midis Athinës dhe Shkupit.

“Njerëzit shpesh kanë thoshin sa punë e bezdisshme, të kalojnë 25 vite punojnë në një fjalë, një emër. Pse qytetarët nuk ulen dhe nuk dakordohen. për emrin për çka janë të nevojshme pesë minuta. Por, nuk bëhet fjalë vetëm për emrin, i cili është vetëm kulmi i ajsbergut që është e dukshme, bëhet fjalë për çështje të ndjenjës për identitet në dy vendet. Çështja kishte aspekte historike dhe emocionale dhe ende ka”, sqaron Nimic.

Ai e thekson edhe rëndësinë e udhëheqësisë politike në tejkalimin e kontestit për emrin.

“Liderët ndërrohen dhe me të vërtetë besoj se ata kanë ndikim të madh ndaj historisë. Liderët në dy vendet kanë qëndrime të ndryshme për kontestin. Ka pasur periudha kur disa liderë e kanë vendosur këtë çështje në fund të listës së prioriteteve, disa nuk ishin të gatshëm të ndërmarrin rrezik të madh, Njëra prej punëve pozitive e cila kontribuoi që kjo çështje të mbyllet është që kishim liderë nga dy palët të cilët me të vërtetë vendosën në mënyrë të sinqertë “dëshirojmë ta zgjidhim problemin, do të investojmë energji politike në këtë dhe do të ndërmarrim rreziqe, do të bëjmë kompromis”, thotë Nimic.

Kujton edhe në kohën e negociatave të tij me dy ministrat e punëve të jashtme, Dimitrov dhe Koxias, kryesisht të zhvilluara në Vjenë, të cilat rezultuan me marrëveshjen që mbulon tërë serinë e çështjeve dhe sferave.

“Shpresoj se kjo do të çojë deri në marrëdhënie të mira midis dy vendeve dhe deri në rajon më të sigurt. Greqia e tërhoqi kundërshtimin e tij në procesin e inkuadrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe në NATO. Kjo është zgjidhja  dhe me këtë projekti im ka përfunduar”, nënvizon Nimic.

I pyetur si ka arritur të qëndrojë ndërmjetësues në këtë kontest aq gjatë, Nimic sqaron se kjo ka të bëjë me besimin ndaj tij nga dy palët negociatore.

“Çdo vit unë e kam pyetur Athinën dhe Shkupin nëse dëshirojnë që unë të qëndroj, sepse në negociatat nuk mund të qëndrojë nëse nuk keni besim nga të dyja palët, do të duhet të tërhiqeni. Ata, megjithatë, çdoherë më kanë thënë, qëndroni edhe një vit, nuk kemi arritur progres, por vazhdojmë me përpjekjet”, thekson ambasadori Methju Nimic.