Neziri: Në LSDM dhe BDI ka fraksione që janë në “luftë” me njëra-tjetrën

Mendoj se rekonstruimi i Qeverisë apo zgjerimi i shumicës parlamentare nuk do të sjell ndonjë efekt të madh në atë që nënkupton punë e Qeverisë apo të sjell rezultatet që janë të pritshme nga qytetarët, kështu vlerëson analisti politik Xhelal Neziri, duke folur në debatin televiziv në emisionin “360 shkallë” për zgjerimin e shumicës parlamentare dhe rokadat e mundëshme në Qeverin Zaev, transmeton Zhurnal.

“Mendoj se rekonstruimi i Qeverisë apo zgjerimi i shumicës parlamentare nuk do të sjell ndonjë efekt të madh në atë që nënkupton punë e Qeverisë apo të sjell rezultatet që janë të pritshme nga qytetarët. Bëhet fjalë për përpilim… brenda BDI-së dhe LSDM-së ka fraksione të ndryshmetë cilat nuk pajtohen njëra me tjetrën, faktikisht janë në luftë midis tyre, dhe në të shumtën e rasteve e pengojnë njëra tjetrën.Nëse atyre ua shtoni edhe partitë e reja të cilat pritet të bëhen pjesë e Qeverisë dhe me të cilët kanë armiqësi të vjetra, nuk di si do të funksion Qeveria. Megjithatë, në rast të një interesi më të madh për shtetin, mendoj se në pjesën e ligjeve reformuese dhe çështjen e emrit, mendoj se këtu mund të kryej punë zgjerimi i shumicës parlamentare”, vlerëson Xhelal Neziri, analist.

Sipas tij, të gjithë janë që vendi të anëtarësohet në BE dhe NATO, të gjithë janë për zbatimin e reformave në gjyqësi dhe të gjitha fushat tjera, kështu që në këtë aspekt thotë Neziri, zgjerimi do të sjell rezultate.

“Por, në aspekt të rezultateve konkrete që janë përditshmëri e qytetarëve zgjerimi i shumicës parlamentare dhe koalicionit qeveritar nuk do të sjell rezultate konkrete”, thekson Neziri.