Nesër dhe pasnesër ditë zie, në aksidentin tragjik Shkup – Tetovë 14 të vdekur


Nesër dhe pasnesër, 14 dhe 15 shkurti, do të shpallen ditë zie për shkak të aksidentit tragjik i cili ndodhi në magjistralen Shkup – Tetovë pranë fshatit Llaskarcë.

Siç kumtoi sonte kryeministri Zaev, duke u shprehur ngushëllime familjeve të personave që e humbën jetën, numri i personave që kanë humbur jetën u ngjit 14, ndërsa gjashtë po luftojnë për jetën.

“Natë e vështirë, përplot me dhimbje dhe pikëllim të pafund. Nuk kam fjalë të cilat mund të jenë ngushëllim për familjet e bashkëqytetarëve tanë të cilët sonte në mënyrë tragjike e humbën jetën në aksidentin e rëndë tragjik”, deklaroi Zaev sonte në Qeveri.

Ai paralajmëroi se nesër do t’i vizitojë të lënduarit në spital, ndërsa ditëve në vijim do të sillen edhe vendime për mbështetjen e familjeve të personave që humbën jetën.