Në Ohajo digjet me benzinë zëvendës-shefi dhe ndërtesa e policisë
Autoritetet në qytetin amerikan Ravena në shtetin federal Ohajo kumtuan se një njeri e ka djegur me benzinë zëvendës-sherifin, kur ka bërë përpjekje për ta arrestuar.
Zyra e sherifit në qarkun Portixh “publikoi se mbrëmë zëvendësi ka marrë djegie serioze në Rutstaun Taunship, rreth 90 kilometra në jug të Klivlend.
“Akron Bikon xhurnal” raportoi se për djegien dhe përpjekjen për vrasje është akuzuar 45 vjeçari Xhej Brenon dhe se ai do të paraqitet para gjykatës sot pasdite sipas kohës lokale. Avokati i tij refuzoi ta komentojë rastin.
Zëvendësi i lënduar gjendet për shërim në spitalin Akron.