Naser Nuredini edhe zyrtarisht ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor


Në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot është bërë pranim dorëzim i funksionit ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor midis ministrit të deritanishëm Sadulla Durakit dhe ministrit të sapozgjedhur Naser Nuredini. Me këtë, Nuredini edhe zyrtarisht e merr udhëheqësinë me këtë sektor.

Duke theksuar se është i njoftuar me sfidat, projektet vijuese dhe të ardhshme të Ministrisë së Mjedisit Jetësor, Nuredini para të punësuarve e konfirmoi angazhimin e tij me mbështetje të kuadrove profesionale nga Ministria që të vazhdojë t’i zbatojë politikat e mira në mjedisin jetësor dhe planifikimin hapësinor.

Ministri Nuredini njoftoi rezistencë më të madhe për bashkëpunim dhe angazhim maksimal për sigurimin e mjedisit të shëndetshëm dhe të pastër në dobi të të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.