Mund të arrijmë zgjidhje të pranueshme për dyja palët


Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Xanakopulos, shprehu optimizëm se mund të arrihet zgjidhje e pranueshme e ndërsjellë. Xanakopulos këtë e tha në pjesëmarrjen në një emision në Programin e parë të Radios Shtetërore Greke.

“Pas takimit të djeshëm negociatat vazhdojnë në bazë të kornizës që është vendosur me fqinjët tanë. Jemi optimistë se do të kemi sukses të arrijmë zgjidhje të pranueshme të ndërsjellë. Megjithatë, nuk dëshiroj që në këtë moment të parashikoj asgjë. Punojmë me qëllim që të arrihet marrëveshje për emër të përbërë që do vlejë për të gjithë dhe për përdorim të përgjithshëm, për çka parakusht është revizioni kushtetues tek fqinji, posaçërisht lidhur ne emrin kushtetues”, tha Dimitris Xanakopulos për radion greke.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, zëdhënësi i Qeverisë greke, siç tha, nuk dëshiroi që t’i komentojë hollësitë teknike të negociatave, posaçërisht lidhur me atë se nëse projekt-marrëveshja i është dorëzuar palës së Maqedonisë.