Muhamed Hoxha rikthehet në pozitën e zëdhënësit të Qeverisë


Sot në kuadër të seancës së 62-të të Qeverisë së Maqedonisë u vendos që përpos zëdhënsit aktual, Mile Boshnjakovski, zëdhënës të jetë edhe Muhamed Hoxha, kuadër i BDI-së, i cili edhe vitet e kaluara e ka ushtruar këtë funksion. Emërimi i Hoxhës vjen pas dorëheqjes së funksionarëve të Aleancës për shqiptarët pasi paraprakisht ky post i takonte kësaj partie.