Mickoski: VMRO-DPMNE është parti politike që e mban fjalën

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Berovës, tha se partia e tij po përgatit program dhe se partia e tij mban fjalët e dhëna.

“VMRO-DPMNE po përgatit program i cili do të prezantohet para qytetarëve së shpejti. VMRO-DPMNE në programin e saj parashikon zgjidhjes serioze për problemet reale të qytetarëve.

VMRO-DPMNE programin e saj nuk e bazon në tregime të zhveshura premtime populiste çka premtohen dhe jepen para fushatave zgjedhore ndërsa pastaj ikin nga realizimi i tyre sikur “djalli i temjanit”.

VMRO-DPMNE është parti politike që mban fjalën dhe atë qëVMRO-DPMNE do ta ketë në programin e saj dhe do ta realizojë. Ndryshimet janë të nevojshme në vendin tonë, ndërsa Maqedonia do të fitojë”, tha Mickoski.