Mickoski: Krimi dhe korrupsioni po lulëzojnë si asnjëherë më parë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski u ka dërguar nga një letër qytetarëve të komunës Qendër. Ai kërkon nga ata që të ngritin zërin deri sa të mos e bëjnë Maqedoninë “të fortë dhe të pamposhtur.
Sipas tij në periudhën e LSDM-së, frika e ka zëvendësuar demokracinë, jo morali e ka zëvendësuar moralin, ndërsa mos principet i kanë zëvendësuar principet.

“Korrupsioni dhe krimi po lulëzojnë si asnjëherë më parë, brenda natës u krijuan njerëz të paprekshëm, ligji nuk vlen njëjtë për të gjithë. Po luajnë me fatet njerëzore, me fatet e djemve të vrarë në Smillkovë, me fatet e policëve të vrarë në lagjen e Trimave. Nepotizmi është vetia kryesore për punësim. Po bëhen këshilltarë njerëz jo kompetent dhe kriminel”, shkruan në letrën e Mickoskit.

Ai ka shtuar se ndoshta njerëzi nuk e njohin shumë atë, por se kërkon që të mos i besojnë atij, por të besojnë në vetvete. /Shenja/