Mediat greke i bëjnë vërejtje Merkelit për pritjen e Kryeministrit të Maqedonisë

Në të gjitha raportet dhe analizat e sotme të veta për takimin e djeshëm në Berlin mes kancelares Angela Merkel dhe Kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev mediat greke theksin e vendosin mbi optimizmin e Merkelit për mundësinë për të gjetur zgjidhje për çështjen e emrit, por edhe për përdorimin e emrit kushtetues.

Qëndrimet e shfaqura nga Merkeli dhe Zaevi në konferencën për media u gjetën në të gjitha mediat në Greqi, pa dallim nëse bëhet fjalë për gazeta, portale apo televizione, njofton korrespondenti i MIA nga Athina.

“Merkeli provokon, i dëshiroi mirëseardhje Kryeministrit të ‘Maqedonisë'”, “Merkeli: Më afër zgjidhjes se kurdo”, “Merkeli paralajmëroi zgjidhje dhe e quajti Zaevin, maqedonas”, “Merkeli me Zaevin: Asnjëherë më afër zgjidhjes”, janë vetëm një pjesë e titujve të teksteve të publikuara në faqet e para të botimeve të sotme të gazetave greke.

“Pas takimit me Kryeministrin e Shkupit Zoran Zaev, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, bëri vlerësim se në dhjetë vitet e fundit zgjidhja për dallimin lidhur me emrin mes Greqisë dhe IRJM-së asnjëherë nuk ka qenë më afër se sa është sot”.

“Zonja Merkel shprehu optimizëm, ndërsa, megjithatë Zaevi theksoi se IRJM i jep rëndësi të posaçme mbështetjes gjermane për qëllime gjeopolitike të vendit të tij. Çështja e Shkupit nesër, do të gjendet në agjendën e bisedimeve të Merkelit dhe Aleksis Ciprasit”, shkruan “Katimerini”.

Takimi Merkel – Zaev ishte pjesë edhe nga edicionet qendrore të lajmeve të televizioneve greke.

“Kancelarja Merkel me nderime e priti Zaevin si Kryeministër të Maqedonisë, takimi të cilit i paraprinte bisedë telefonike me Aleksis Ciprasin”, publikoi televizioni grek “Star”.

Gazetarja nga televizioni grek “Antena” kronikën për takimin në Berlin, të titulluar “Merkeli e zgjidh (edhe) çështjen e Shkupit”, e filloi me deklaratën e kancelares gjermane në fillim të konferencës për media, ku thotë se gëzohet që mund ta përshëndetë në Berlin, Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev.

“Zoran Zaevi me kënaqësi e dëgjoi kancelaren Merkel, jo vetëm që e njeh identitetin e tij maqedonas, por edhe se sheh zgjidhje, komentoi gazetarja në kronikën e “Antena”-s.

Përdorimin e frazës “Kryeministri i Maqedonisë” nga Merkeli, e komentoi edhe përgjegjësi për politikën e jashtme në Demokracinë e Re opozitare, Jorgos Kumucakos, duke dërguar kritika qeverisë greke.

“Merkeli deri te Zaev në mes të negociatave për emrin: Mirëserdhe në Berlin për Kryeministrin e Maqedonisë. Konkluzion: Aktivitet jashtëzakonisht efikas dhe bindës diplomatik i Qeverisë”, shkroi Kumucakos në profilin e tij në Tuiter, transmeton MIA.