Maqedonia nuk ka kushte që të hap kampe për emigrantë


Maqedonia nuk ka kurrfarë kushte që të hapë kampe të reja për emigrantët, porositi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në sesionin “Kriza e emigrantëve dhe ruta Ballkanike” e seminarin Ros-Rot të Asamblesë parlamentare të NATO-s që po mbahet në Shkup.

Vendi, tha tashmë disponon me dy qendra transitore për qëndrim të shkurtër të emigrantëve dhe gjendjes së sigurisë të kufijve shtetërorë momentalisht është e favorshme.

Për përballje me fluks eventual masiv të emigrantëve, sipas ministrit, është vazhduar kohëzgjatja e Vendimit për shpallje të gjendjes së krizës në rajonin e kufirit shtetëror jugor dhe verior, ndërsa në kufirin Maqedoni-Greqi në mënyrë të vazhdueshme nga dhjetori i vitit 2015 janë sistemuar edhe nëpunës të huaj policorë nga tetë shtete evropiane. Është harmonizuar edhe teksti i marrëveshjes me Fronteks, me të cilin do të mundësohet sistemim i forcave të Agjencisë për roje kufitare evropiane dhe roje bregdetare nëse shfaqet nevojë për këtë.