Maqedonia e fillon Planin e 18-të të veprimit për anëtarësim në NATO
Një delegacion i Maqedonisë të hënën në Bruksel do ta prezantojë Programin vjetor kombëtar për anëtarësim në NATO për vitin 2017-2018 para Komitetit për zëvendës përfaqësues të përhershëm të vendeve anëtare në Aleancë.
Me këtë zyrtarisht do të fillojë cikli i 18-të i Planit të veprimit për anëtarësim në NATO.
Propozim-teksti i Programit vjetor kombëtar i Republikës së Maqedonisë për anëtarësim për vitin 2017-2018 u harmonizua dje në seancë të Qeverisë.
“Dokumenti është hapur për ripërpilim të mëtejme”, deklaroi sot zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski.
Në pyetjet e gazetarëve nëse kanë arritur vërejtje konkrete nga Brukseli për shpejtësinë me të cilën zbatohen reformat për eurointegrimet dhe sa ato janë abdejtuar në raportin faktografik për implementimin e planit 3-6-9, Boshnjakovsk, tha se gjithçka që është marrë janë sugjerim për përshpejtim të pakove reformuese të parapara me këtë plan.