Mançevski: “Fshesë” për administratorët që rrinë në shtëpi


Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski ka paralajmëruar se administratorët që marrin rroga dhe rrinë në shtëpi do të përfshihen në “fshesën”. Ai tha që do të respektojë çdo vendim eventual që edhe ai të përfshihet me “fshesën” të zyrtarëve qeveritarë të cilën para pak kohësh e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev. Mançevski pranon se si ministër ka mundur të bëjë më shumë, por se fjalën e fundit e kanë qytetarët.

,,Një pjesë e madhe e sektorit publik janë institucionet arsimore, ndërmarrjet publike, shoqatat aksionare, qytetarët edhe s’kanë shumë kontakt në aspektin e kërkimit të shërbimeve. Prandaj nuk është e thjeshtë. Në organet administratës shtetërore të cilat e kanë barrën më të madhe ka mungesë të njerëzve, ndërsa në sektorin publik tashmë ka kaos të madh dhe për këtë arsye na duhet analizë serioze të cilën jemi duke e bërë, e cila do t’i prezantohet publikut, nuk do të jetë fare befasi për askënd dhe do të debatohet para se të merret vendimi”, tha Mançevski.