MAJK nesër në Sheshin Skënderbe në Shkup


“Për Nato dhe Evropë” nën ombrellën e BDI-së, nesër në Sheshin Skënderbe në Shkup vjen këngëtari Majk. Ai do t’i argëtojë shkupjanët dhe të gjithë shqiptarët që do të marrin pjesë në tubimin e BDI-së.

BDI vazhdon të takohet me të gjithë shqiptarët në Maqedoni për të bashkëbiseduar që me 30 Shtator të votohet “PËR” në NATO dhe BE.

Stacioni i fundit i BDI-së do të jetë Çairi ku siç mësohet pas tubimit këngëtari MAJK do t’i argëtojë dhe do t’i jap fund tubimeve të partisë së Ali Ahmetit për Referendumin që do të mbahet me 30 Shtator.