LSM propozon rritje të pagës minimale


Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë (LSM) konsideron se ka hapësirë që të rritet paga minimale e cila për momentin arrin 12.165 denarë. Përllogaritjet e Sindikatës tregojnë se ka nevojë për rritjen e pagës minimale, madje për së paku 12 për qind.

“LSM tregon se në kushte kur shporta minimale sindikale për janar 2019 arrin 32.761,00 denarë, ndërsa vetëm harxhimet për ushqim arrijnë 13.621,33 denarë ekziston nevojë reale e rritjes së pagës minimale e cila konform rekomandimeve evropiane dhe tendencave duhet të arrijë 60 për qind nga paga mesatare në shtet, thonë në LSM.

Prej atje shtojnë se konform Ligjit, në mars duhet të bëhet harmonizim i pagës minimale sipas kritereve të përcaktuara, që ministri për Punë dhe Politikë Sociale do ta shpall në Gazetë zyrtare sipas mendimit paraprak në Këshillin ekonomik- social.

“LSM është e gatshme për fillimin e dialogut social lidhur me rritjen e propozuar të pagës minimale e cila do të jetë bazë e rritjes së pagave për të gjithë të punësuarit.

Ndryshe, Ligji për pagën minimale është sjell me iniciativë të LSM-së.