LSDM synon “Shëndetësin”, BDI largohet nga “Drejtësia”?


Ndryshimet për të cilët kryeministri Zoran Zaev tha se do të vendos në fund të kësaj jave, nuk është e përjashtuar të transformohet në mini-rekonstruim, më saktësisht të mos përfundojnë vetëm në zëvendësimin me emra të rinj në resoret që zbrazën ministrat që u transferuan në pushtetin ekzekutiv. Informatat e vetme zyrtare për momentin janë se Zaevi bisedon për zëvendësime në përbërjen qeveritare me partnerët e koalicionit dhe se në periudhë të shkurtër priten vendimet në lidhje me këtë.
Jozyrtarisht, nuk përjashtohet mundësia e zëvendësimeve mes partnerëve të koalicionit për resore të caktuara, veçanarisht pas kritikave të BE-së për (mos) zbatimin e reformave. Akoma nuk ka vendim definitiv se a do të jetë ministri i ri i shëndetësisë nga “Aleanca për Shqiptarët” ose LSDM do të vendos për persona të tij në dikastrin që lëshoi Arben Taravari, kryetari i ri i Komunës së Gostivarit. Këto informacione vijnë nga udhëheqësia e LSDM-së, pas mbledhjes së mbrëmshme të komitetit qëndror të partisë në të cilën siç është kumtuar, lideri Zoran Zaev ka informuar partinë për negociatat politike me një pjesë të partnerëve të koalicionit për përmbushjen e vendeve të zbrazura qeveritare.Zaev ka përsëritur se deri në fund të muajit aktual, deri të enjten, duhet të vendoset për përmbushjen e vendeve të zbrazura pas zgjedhjeve lokale.

Edhe pse “Aleanca për Shqiptarët” në adresë të Zaevit dërgoi propozim të tyre për ministër për shëndetësi (si kandidat më i sigurt konsiderohet Vullnet Ferat – mjek nga Tetova), nga LSDM bëjnë të ditur se edhe nga partia e tyre kanë kandidat për këtë funksion, prej kur dhe përmenden emra të mjekëve të njohur (kushtimisht në lojë është Venko Filipçe, këshilltar i kryeministrit për shëndetësi).
Në rast se LSDM vendos të përmbush pozitën e Ministrit të Shëndetësisë, atëherë socialdemokratët duhet të heqin dorë prej ndonjë dikasteri që do të shkojë në drejtim të Aleancës për Shqiptarët, në dikastere ku Ziadin Sela do të tregon ambicje. Kjo, me fjalë tjera, do të jetë një mini-rikonstruim i qeverisë, duke pasur parasysh që pas zgjedhjeve lokale në “Ilindenska” mbetën vende bosh të kryetarët të rinjë të Komunës së Strugës dhe Çairit – Ramiz Merko dhe Visar Ganiu. Bëhet fjalë për një vend të minstrit pa resor – për investime të jashtme dhe zëvendës – ministër në resorin e arsimit.
Pas kërkesës së Brukselit që Qeveria të punojë më tepër për reformat, me çrast veçanarisht theksohet gjendja e gjykatave, në rrethin politik në sipërfaqe dolën informata për largimin e mundshëm të ministrit të drejtësisë që është nga rradhët e BDI-së, Bilen Saliji, i cili pothuajse aspak nuk ishte i eksponuar në muajit e kaluar.
Saliji dje në bisedë telefonike, mohoi këto zëra për largim të mundshëm, ndërsa për zëvendësimin e tij eventual nga pozita e ministrit duhet të pyeten liderët politike sepse, siç theksoi, vendimet e qeverisë janë vendime politike.
Zaev në një prej deklaratave të fundit nuk përjashtoi mundësinë për mini-rikonstruim të kabinetit qeveritar, nëse siç tha, ministri i rradhës nuk është nga rradhët e Aleancës për Shqiptarët”, e cila vendosi të mbetet në qeveri.