LSDM shkarkoi nga pozita e kryetarit të Komunës së Novo Sellos, Boro Stojçevin


Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) nëpërmjet një kumtese për media njofton se kanë marrë vendim për shkarkim të kryetarit të Komunës së Novo Sellës nga pozita e tij, shkaku për shkarkim, siç thuhet në njoftim, është se ai ka vepruar në kundërshtim me ligjin, transmeton Portalb.mk.

“Ligji vlen për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe çdo mosrespektim i tij u nënshtrohet sanksioneve ligjore. Respektimi i ligjit dhe puna e përgjegjshme, që janë në interes të qytetarëve, janë detyrimet kryesore të LSDM-së dhe vlerat e partisë të cilat duhet të respektohen nga funksionarët e saj. Në LSDM nuk ka vend për keqpërdorime. Ata që nuk i respektojnë vlerat dhe veprojnë në kundërshtim nga parimet e partisë kuptohet se nuk mund të jenë bartës të funksioneve. Sipas kësaj, njoftojmë opinionin se kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në pajtim me dispozitat statusore të partisë e ka shkarkuar kryetarin e Komunës së Novo Sellës, Boro Stojçev nga funksioni i kryetarit”, thuhet në njoftim për media.

Një njoftim gjithashtu thuhet se në vend të Boro Stojpev, për kryetar të organizimit komunal nga LSDM është emëruar Igor Pertemov.

Ndryshe, në afërsi të vendkalimit kufitar me Maqedonisë dhe Bullgarisë, në fshatin Badilen, policia i arrestoi pesë persona të cilët kanë trafikuar rreth 3.300 stekë të cigareve me vlerë prej 3.245.589 denarësh, në mesin e tyre ëshë edhe Boro Stojçev.

Prokuroria Themelore Publike në Strumicë i akuzon për vepër penale “kontrabandë” për të cilën parashikohet dënim me burg nga gjatë muaj deri në pesë vjet.