LSDM realizon edhe një premtim


Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka realizuar edhe një premtim para qytetarëve që u dedikohet kategorive të rrezikuara të qytetarëve apo personave në mbrojtje sociale.

“Nënshkrimi i memorandumit mes Ministrisë për punë dhe politikë sociale dhe Odës së përmbaruesve me çka përmbaruesit obligohen të mos bllokojnë xhirollogaritë e personave, shfrytëzues të ndihmës sociale, mbron të drejtat e personave që janë në rrezik social me çka pengohet bllokimi i xhirollogarive të tyre”, kanë thënë në LSDM.

Me këtë, thonë në LSDM qeveria shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në fushën e zbatimit të politikës sociale dhe Ligjit për përmbarues.