LSDM: Marrëveshja për fqinjësi të mirë është në interes të Republikës së Maqedonisë


Edhe nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sot kanë reaguar mbi reagimet e VMRO-DPMNE-së për Marrëveshjen për fqinjësi të mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë duke e cilësuar si të pa bazë, transmeton Zhurnal.

“Marrëveshja për fqinjësi të mire ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë është në interes të dy shteteve dhe qytetarëve të saj e është edhe në përputhje me interesat shtetërore dhe nacionale të Republikës së Maqedonisë”.

Nga LSDM-ja shtojnë se “ E gjitha bota demokratike po e përshendet Marrëveshjen me rendësi të vaçantë për integrimin euro-atlantik dhe e cilëson pozicionin regjional dh endërkombëtar të Republikës së Maqedonisë, kurse vetëm VMRO-DPMNE pa baza është kundër, dhe po ngjallë politikat e kësaj partie opozitare për ndasi dhe izolim”.

Gjithashtu në reagimin e LSDM-së lidhur me pres-konferencën e Nikolla Sërbov, thonë se VMRO-DPMNE duhet të tregojë përgjegjësi para qytetarëve dhe të i lëshon politikat e izolimit, konfliktit dhe ndasive, dhe ti japin mbështetje politikave që sigurojnë, miqësi, bashkëpunim, marrëdhënie të mira me fqinjët dhe integrim të plotë të Republikës së Maqedonisë në EU dhe NATO që në të njejtën kohë është interes i lartë shtetëror.