LSDM: Ky do të jetë vit i pagave më të larta dhe kthimit të TVSH-së


Viti 2018 ishte viti i stabilizimit të ekonomisë dhe lëvizjes së saj, u rritën pagat pas shumë viteve, paga mesatare është rritur, paga minimale për të gjithë punëtorët gjithashtu është rritur, gjithnjë e më shumë para përfundojnë te qytetarët.

“Në vitin para nesh, është paraparë një rritje e pagës minimale, që do të thotë sërish hapjen e spirales së rritjes së pagave dhe më shumë para te punëtorët dhe te familjet.

Krahas pagës minimale, është parashikuar rritje e pagave në të gjithë sektorët: në shëndetësi, arsim, mbrojtjen e fëmijëve dhe atë sociale, mbrojtje, gjyqësi, polici, kulturë, ndërsa përmes rritjes së ndihmës shtetërore, do të rriten pagat edhe në sektorin privat.

Këto janë vetëm një pjesë e përfitimeve për qytetarët të paraparë për vitin 2019. me anëtarësimin në NATO, me fillimin e negociatave me BE-në, rritja ekonomike do të intensifikohet, do të hapen vende të reja pune dhe më të mira, kompanitë e Maqedonisë do të bëhen më konkurruese”, thuhet në kumtesën e Qendrës për komunikime me opinionin të LSDM-së.