(Live) Francë, demonstruesit përleshen me policinë në protestat mbarëkombëtare kundër Macron


Sindikatat e hekurudhave dhe studentët dolnë sot masivisht në protesta në Francë kundër politikave anti-popullore kapitaliste të presidentit Macron.

Në Paris disa mijëra protestues leshuan gurë e sende ndaj forcave të policisë, të cilat reaguan me gaz lotsjellës dhe të shtëna të shumta. Sindikata e hekurudhave SNCF po proteston kundër lëvizjes së qeverisë për ngrirjen e pagave dhe shkarkimin e 120 000 vendeve të punës, së bashku me reduktim të të drejtave të punëtorëve dhe zgjerim të përdorimit të kontratorëve privatë.

Studentë e profesorë protestuan sot në Paris, Toulouse, Montpellier, Bordeaux, Strasbourg e Rennes duke shprehur zhgënjimin e tyre ndaj reformave në arsim.

“Në çdo fushë të jetës ka pakënaqësi,” tha gazetari i vjetër francez Edëy Plenel, më një intervistë të fundit me presidentin socialist Macron.

Drejtpërdrejtë KËTU.