Lirohet çmimi i eurosuper 95 dhe i vajit ekstra të lehtë për amvisëri
Benzina eurosuper BS-95 prej sonte në mesnatë lirohet për gjysmë denari për litër, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lirë për amvisëri (El-L-1) ulet për një denarë për litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE).
Me vendimin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,59 për qind.
Çmimi i ri i shitjes me pakicë i benzinës eurosuper BS-95 arrin 67,5 denarë për litër, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) 50,5 denarë për litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës eurosuper BS-98 dhe të eurodizelit (D-E V) nuk ndryshon.
Me vendimin e KRRE-së për 0,85 denarë për kilogram ulet edhe çmimi i shitjes me pakicë të mazutit M-1 NS dhe do të arrijë 33,694 denarë për litër.
Si arsye për ndryshim të çmimeve nga KRRE i theksojnë për rreth 1.68 për qind çmimin më të ulët referent të benzinës në tregun botëror në shtatë ditët e fundit, rritje e çmimit për 1,31 për qind tek dizeli dhe për 0,68 për qind kurs më i ulët i dollarit lidhur me denarin.