Lirohen benzinat, dizeli mbetet i pandryshuar

Nga mesnata ulet çmimi i benzinave nga një denar deri në një denar e gjysmë, ndërsa çmimi i dizelit dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbetet i pandryshuar.

Sipas vendimit të sotëm të Komisionit Rregullator të Energjetikës, EUROSUPER BS-98 do të shitet me çmim më të ulët për 1,50  denarë, ndërsa EUROSUPER BS -95 për një denarë. Kështu, çmimi i ri i EUROSUPER BS-98 do të jetë 68,50 den/litri, ndërsa i EUROSUPER BS-95 do të jetë 66,50 den/litri.

Ulet edhe çmimi i mazutit për 0,740 den/kg në raport me çmimin paraprakisht të përcaktuar, gjegjësisht prej tani mazuti do të shitet me çmim prej 32,954 den/kg.

Çmimet e reja të ulëta të benzinave kanë të bëjnë me uljen e çmimit të benzinave në tregun botëror në periudhën e kaluar shtatëditore.