Ligji i gjuhëve, VMRO-ja kërkon grup punues me përfaqësues edhe nga kabineti i Ivanovit!
VMRO-DPMNE përmes një konference për media ka thënë se ligji për gjuhët i propozuar nga Qeveria, ndërsa e votuar nga shumica parlamentare, udhëhequr nga LSDM është jo kushtetues.
“Me këtë vendim është keqpërdorë flamuri evropian i ligjit dhe kontribuon në ndërtimin e sistemit paralel në shtet. Me këtë ligj tejkalohet kushtetuta, ndikohet në karakterin unitar të shtetit dhe duke cenuar sovranitetin e saj. Qeveria dëshiron ta kalojë në derë të vogël pa konsultim të gjerë, ky ligj sillet pa praninë e opozitës në Kuvend që tregon na dëmin e vendimit ligjor me çka krijohet sistem jofunksional. VMRO fton qeverinë të tërheq ligjin dhe të formohen grupe punuese nga gjitha grupet parlamentare në Kuvend, ekspertë, përfaqësues nga kabineti i presidentit Ivanov dhe ASHAM-it”, kanë thënë në VMRO, transmeton Medial.mk.