Lëvizja BESA: Doli në shesh koalicioni Kasami-BDI

Lëvizja BESA se për të mos ketë më shumë paqartësi për problemet që ndodhnin në subjekt, për këtë sot u kujdesën dy ish këshilltarë gjoja të Besës në Komunën e Çairit, që sot u bënë bashkë me këshilltarët e BDI-së për ta zgjedhur kryesuesin e Këshillit të Komunës.

Lëvizja BESA vlerëson se në kundërshtim me vullnetin e 6 këshilltarëve të Lëvizjes Besa, por me mbështetje të plotë të këshilltarëve të BDI-së, sot u zgjodh për kryesuese e Këshillit një këshilltare që e mbështet ish kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

“Përveç që kjo është tradhti ndaj këshilltarëve të tjerë të Besës, që ishin marrë vesh për shumicën e re në Këshill dhe, madje për emrin e kandidatit, kjo që ndodhi sot në Çair e shpjegon më mirë dhe më saktë se kush është edhe porositësi dhe sponsorizuesi i përplasjeve në Lëvizjen Besa. Nëse kundërshtarët politikë të mbështesin dhe bashkëpartiakët të bojkotojnë, e qartë është se kush me kë është. Këtu dëshirojmë të përsërisim se nuk ka pasur dy krahë ose dy palë në BESA, por ka pasur vetëm një Lëvizje Besa dhe një filiale të BDI-së, deri dje eksponentë të lartë të Besës. Kjo ka qenë e qartë për neve, por tash u bë e qartë edhe për opinionin”, theksohet në reagimin e Lëvizjes BESA.