Kuvendi i Bullgarisë e ratifikoi “Marrëveshjen për Fqinjësi dhe Bashkëpunim të Mirë” me Maqedoninë

Deputetët e Kuvendit Popullor të Bullgarisë njëzëri e kanë votuar “Marrëveshjen për Fqinjësi dhe Bashkëpunim të Mirë” mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, njofton Portalb.mk.

Në sallën e Kuvendit i pranishëm ishte edhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Bullgari, Marjan Gjorçev. Për marrëveshjen votuan të gjithë 186 deputetët.

Sipas deputetit bullgar Pllamen Manushev , marrëveshja do ju mundësojë të gjithë atyre që ndjehen si bullgarë në Maqedoni, ta shprehin këtë, të mos kenë frikë pse janë bullgar.

“Sot është ditë historike për Bullgarinë. Vetëm para 26-viteve në këtë Kuvend shteti e pranoi Maqedoninë si shtet i pavarur. Popujt tanë që në të kaluarën ishin një, edhe më tej do të jenë dhe marrëveshja e lejon këtë.”, tha Pllamen Manushev.

Kryeministri, Zoran Zaev dhe kolegu i tij nga Bullgaria, Bojko Borisov me 1 gusht e kanë nënshkruan “Marrëveshjen për Fqinjësi dhe Bashkëpunim të Mirë”.

Ratifikimin e marrëveshjes e përshëndetën edhe eurokomisari për Zgjerimin e Fqinjësisë së Mirë, Johanes Han si dhe eurodeputeti Eduard Kukan.