Kotevski i parashtroi dorëheqjet dhe raportin në Qeveri për incidentin në burgun “Shkupi”
Drejtori i Burgut Hetimor “Shkupi” Gjoko Kotevski për MIA-n konfirmoi se dje në Qeveri e parashtroi dorëheqjen dhe raportin lidhur me incidentet në të cilat ishin sulmuar ish-ministrat e arrestuar, Spire Ristovski dhe Mile Janakieski.
Raporti për incidentin, siç tha, e parashtroi edhe tek Ministria e Drejtësisë dhe Administratës për Përmbarimin e Sanksioneve.
Kotevski theksoi se fillimisht janë ngritur procedura disiplinore për 11 persona në burgun “Shkup” tek të cilat janë konfirmuar lëshime në procedurë dhe shtoi se ky numër nuk është numri përfundimtar.
Janakieski dhe Ristovski të mërkurën u morën në pyetje me urdhër të Prokurorisë Publike nën dyshimin për pjesëmarrje në ngjarjet e Kuvendit të 27 prillit të vitit 2017. Pas incidentit në burgun “Shkupi”, Janakievskit iu ndryshua masa e arrestit me masën “arrest shtëpiak” .