Kongresistët amerikan kërkojnë nga Stoltenberg të pranojë Maqedoninë në NATO

Kongresisti amerikan, Jim Banks udhëheq një grup kolegësh të tij në letrën dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, në lidhje me Maqedoninë, ku në këtë letër thuhet se SHBA-të e kanë mbështetur synimin e Maqedonisë për anëtarësim të plotë në institucionet euro-atlantike, ku potencohet se kjo është jetike për interesat amerikane në Ballkan, si dhe për Aleancën.

“Për një komb shumë kulturorë siç është Maqedonia, besojmë se ka të ardhme të ndritshme, dhe se besojnë që është koha për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.
Kongresistët shprehen se e kanë vëzhguar nga afër situatën politike dhe diplomatike, duke theksuar se shohim mundësi për forcimin e marrëdhënieve me këtë shtet, dhe se janë të inkurajuar nga përparimi i bisedimeve dhe vullnetit të Maqedonisë dhe Greqisë në marrëdhëniet e tyre”.

Gjithashtu kanë pohuar se partneriteti i Maqedonisë me NATO-në, dhe natyra e ndërlikuar e sigurisë, sidomos përkeqësimi me Rusinë, bëjnë që Maqedonia me patjetër të bëhet anëtare e Aleancës.

Prandaj, kongresistët kërkojnë që Maqedonia të ftohet në NATO, për të forcuar bashkimin transatlantik, si edhe për të rritur përparësinë ndaj agresionit të Rusisë.