Konçensioni në rrugën e Kombit për 30 vjet, parashihet fitim nga 8-14 milionë euro në vit


Kontrata konçensionare për Rrugën e Kombit parashikon një kohëzgjatje prej 30 vjetësh dhe në tarifën e përcaktuar për kalimin e automjeteve, që varion nga 2.5 deri në 22.5 euro për 1 kalim, fitimi do të jetë nga 8 milionë euro në vitin e parë deri në 14.3 milionë euro vitin e 30-të. Nëse nuk realizohet diferenca e fitimit kompensohet nga shteti.

Ndërkohë, koncesionari ka marrë përsipër të kryejë edhe disa punime, të lëna përgjysmë në këtë rrugë: ndërtimin e një ure të dytë për makinat dhe një për këmbësorë në Kukës, ndërtimin e gjashtë mbikalimeve dhe një rrethrrotullimi, si dhe ndërhyrje për mirëmbajtje në faqet e maleve, tunel, etj.