Kjo BDI nuk më pëlqen, Zaev kërkon “grushtë” tavolinës


Destan JONUZI

Kjo politik qeverisëse e BDI-së nuk më pëlqen! Oborret shqiptare janë bërë “strofulla” të tija, ai duhet pritur si mysafirë e jo si nikoqir. I zoti i shtëpisë në këto oborre të katandisura duhet të jetë Ali Ahmeti.

Athua pse ndodh kështu!?

BDI për momentin po lufton në disa fronte, por në dy po zhvillon beteja më të mëdha, betja këto të cilat që pas luftës asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e fronteve të BDI-së. Ja pse?

Trupi votues i BDI-së është pergjysmuar, për të rikthyer partinë aty ku ishte krahas betejeva të bredshme BDI duhet të bëjë edhe një betejë edhe me kryeministrin Zoran Zaev, partnerin e koalicionit qeveritar. BDi, po ashtu dërgon edhe porosi konfuze për politikat që po realizion si pjesë e koalicionit qeveritar. Në të shumtën e rasteve, ministrat e BDI-së janë nën hijen e kryeministrit Zoran Zaev, pasi që kur bëhet fjalë për ndonjë të “arritur” të vogël për shqiptarët e nëpërkëmbur ndër vite, del e fol i “madhi” Zaev, e punën e kanë bërë ministrat shqiptarë. Fati i shqiptarëve është ky, edhe kur janë në funksion janë të nëpërkëmbur ashtu siç po nëpërkëmbet e nënçmohet populli shqiptarë ndër vite në Maqedoni. E tani jemi në një stat, ku duhet edhe ata që sjanë si populli të ndjeheni nën lëkurën e tyre se çfarë është nëpërkëmbja!

Për herë të parë që nga pas lufta, BDI nuk e ka të qartë pozicionin e saj në Qeveri, apo thënë ndryshe për herë të parë në “sahanin” e saj fut lugën edhe kryeministri, praktik kjo që nuk ishte në qeverisjet e mëparshme. Në rast se në “sahan” ka kos Zaev e tërheq lugën, e nëse ka “jani” ai fut dy lugë, përvjel mëngët dhe me kollare “mavi” del në syret para shqiptarëve i buzëqeshur.

E gjithë kjo e dobëson BDI-në, por pse jo edhe shqiptarët e Maqedonisë!

BDI, po ashtu po dështon edhe në adutet e saj kryesore, politikat kombëtare dhe integruese. Ligji për gjuhët ende po zvarritet dhe nuk vëndohet në praktik, ndërsa integrimet edhe pse janë një nga shtyllat kryesore të BDI-së, për sukseset flet veç Zaevi dhe tajfa e tij nga Strumica. E gjithë kjo e bënë BDI-në si “peshku në asfalt”. Nuk ka strategji, nuk ka politika promovuese të cilat do ta paraqisin BDI-në si bartëse e proceseve në ekzekutiv.

Të gjithë këtë e din edhe vetë BDI-ja. Ata mirë e dijnë këtë punë, ata e dijnë se pa i rënë në “grushtë” tavolinës së Zaevit, do vazhdojë dobësimi i BDI-së. “Tragjedi” nëse vazhdohet kështu!

*Autori është gazetar në Agjencinë e Lajmeve Zhurnal