Këshilltar të rinj në kabinetin e Zaevit, mes tyre edhe Lube Boshkovski


Ish ministri i Brendshëm, Ljube Boshkovski është bërë pjesë e kabinetit të kryeministrit Zoran Zaev si këshilltar i posaçëm për investimet e huaja.

Nga Qeveria theksojnë se nga të gjithë kandidatët e paraqitur në konkursin për këshilltarë të posaçëm vetëm Boshkovski i ka përmbushur të gjitha kushtet.

Në konkursin e fundit të Qeverisë u zgjodhën edhe 4 këshilltarë të tjerë të posaçëm të kryeministrit edhe atë Fidan Kolev këshilltar për transport dhe Lidhje, Rubin Zemon, këshilltar për shoqërinë shumëkulturore, Fatmir Bytyqi, këshilltar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Gjorgji Tasev këshilltar për të rinj dhe sport.