Të burgosurit e Idrizovës në grevë urie, kërkojnë amnisti


Të burgosurit në burgun e Idrizovës kanë filluar me grevë urie për shkak se nuk janë të përfshirë në ligjin e amnistisë që po përgatitet. Për këtë ata e kanë informuar drejtorinë e burgut. Përmes një letre kanë theksuar se do të jenë më rigoroz nëse Qeveria nuk përgjigjet në kërkesën e tyre për amnisti të përgjithshme. […]

Lirohen çmimet e derivateve të naftës


Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi të lirojë çmimin e derivateve të naftës. Sipas vendimit të ri, dizeli do të lirohet për 2.5 denarë ndërsa benzinat për 1.50 denarë. Kështu që nga mesnata një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 61.50 denarë, kurse çmimi i EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 63.50 denarë për litër. Çmimi i […]

Përsëri bllokohen rrugët e Shkupit


“Maqedonia bllokon” sot padite përsëri do t’i bllokojë rrugët në qendrën e Shkupit. Siç njoftuan, nga ora 16:00 deri në ora 18:00 do ta bllokojnë udhëkryqin te “Kryqi i kuq”, ku nga ora 18:00 do të fillojë marshi protestuesi deri te Qeveria dhe kthim prapa para Kuvendi të Maqedonisë ku do të ketë fjalime dhe […]

Bie alarmi, anulohen seancat në Gjykatën Penale


Alarmi në Gjykatën Penale ka anuluar seancat e sotme gjyqësore, përfshi edhe atë për zhvillimet e 27 prillit dhe rastit “Monstra”. Në pamundësi për të ndalur alarmin, është ndërpre rryma në ndërtesën e Gjykatës. Të punësuarit, të akuzuarit dhe avokatët e tyre, si dhe ekipet e gazetarëve që ndjekin proceset gjyqësore, gjenden para godinës së […]

Deputetja Rangellova paraqitet në PSP


Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova këtë mëngjes është parë pranë PSP. Burime të Alsat bëjnë të ditur se Rangellova në PSP ka dorëzuar kërkesë për vërtetim se ndaj saj nuk ka akuza penale. Kjo sipas burimeve bëhet me qëllim që Rangellova të shfrytëzojë të drejtën e veturave me lizing por edhe marrjen e kredive.

Seancë e re gjyqësore për rastin e 27 prillit


Gjykimi për ndodhitë në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar vazhdon sot me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja. Mbrojtja e Mitko Çavkovit propozoi dy dëshmitarë, për Dushko Llazarov tre persona dhe Goran Gjoeshevski dy dëshmitarë, ku njëri ndër tyre është Trahko Veljanovski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Dëshmitarë shtesë të propozuar nga mbrojtja […]

Kryekuvendari i Shqipërisë për vizitë në Maqedoni


Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi sot do të bëjë një vizitë zyrtare në Kuvendin e Maqedonisë. Pos takimit me homologun e tij Talat Xhaferin, Ruçi do të takohet edhe me Grupin parlamentar të Kuvendit të Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentin e Shqipërisë pas së cilit takim pritet të ketë deklaratë për media.

Moti sot në Maqedoni


Moti sot do të jetë me rre dhe me reshje të shiut, ndërsa në pjesët e larta dhe malore të vendit do të ketë reshje të borës. Do të fryjë erë veri-perëndimore. Temperaturat në mëngjes do të lëvizin nga intervali 2 deri në 7 gradë celsius, ndërsa temperatura gjatë ditës do të jetë deri 8 […]

Taki Fiti: Marrëveshja e Prespës është e vetmja alternativë për Maqedoninë


Në diskutimin e tretë të draft-amendamenteve për ndryshimet kushtetuese që u mbanë sot në amfiteatrin e AShAM-it, akademiku Taki Fiti theksoi se zbatimi i marrëveshjes së Prespës siguron të vetmen alternativë për Maqedoninë, gjegjësisht përparimin në proceset euroatlantike. Sipas tij marrëveshja e përforcon çështjet e identitetit, duke thënë se është e nevojshme nevoja e ekspertëve që të […]

Studentët edhe sot në protesta, tre kërkesat drejtuar Ministrisë së Arsimit


Heqja e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provime të mbartur, pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar si dhe përmirësimi i kushteve në konvikte kanë qenë tre nga kërkesat të cilat i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit gjatë protestës së zhvilluar nga studentët. Por, me anë të nj reagimi […]

Ndërtimi i unazës së madhe në Tiranë, hetime për falsifikim dokumentesh


Shqipëria duket se po ndeshet me një skandal të ri korrupsioni, lidhur me një prej kompanive që ka fituar tenderin për një prej segmenteve të unazës së madhe në Tiranë. Kompania shqiptare funksionon si degë e një kompanie të regjistruar në shtetin Delaware në Shtetet e Bashkuara. Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi […]

Ivanov: Nuk është menduar të shpallet gjendje e jashtëzakonshme më 27 prill


Presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov në një press-konferencë për shtyp ka theksuar se asnjëherë nuk është menduar të shpallet gjendje e jashtëzakonshme më 27 prill. Ai tha se kabineti i tij dhe ai janë shënjestër për një vjet e gjysmë për përfshirjen në ngjarjet e 27 prillit nëpërmjet presioneve të ndryshme. “Nuk do të heq […]

Ivanov: Më shumë i besohet “Ninxhës” se sa Institucioneve


Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka hedhur poshtë pohimet se natën e 27 prillit ka përgatitur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Bashkëpunëtorët e tij të afërt Sinisha Aleksovski dhe Boris Josifovski, kanë dhënë deklaratë në Prokurori, ndërsa Ivanov pret që të zbardhet se kush e ka përgatitur skenarin, kush e ka organizuar dhe për çfarë […]

Humb jetën një grua në lumin Vardar


Një grua nga Gostivari identiteti i se cilës ende nuk dihet, mëngjesin e sotëm, në rrethana të panjohura deri më tani, është rrëzuar në ujërat e lumit Vardar. Dëshmitar të rastit kanë arritur që ta nxjerrin nga lumi dhe e kanë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit, ku edhe ka humbur jetën. Rasti ka […]

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Shkup-Prishtinë


Rruga magjistrale nga Kaçaniku deri në Han të Elezit, saktësisht deri te vendkalimi kufitar Bllacë midis Kosovës dhe Maqedonisë sot dhe nesër do të mbyllet për qarkullim për shkak të punimeve në autostradë “Arben Xhaferi” që lidh Prishtinën dhe Shkupin. Prandaj sot dhe nesër (7 -8 dhjetor) qarkullimi rrugor do të ndërpritet n të dyja […]

Ndryshim i çmimit të derivateve të naftës


Bursa në Londër ka ulur çmimin e naftës së papërpunuar të tipit “Brent” që importohet në Maqedoni prej 3.44% ose pothuajse 2 dollarë për fuçi duke rënë në nivelin 59.5 dollarë. Në Maqedoni korrigjimi i çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës do të kryhet të hënën dhe nëse nuk ka ndonjë lëkundje […]

Moti sot në Maqedoni


Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht i kthjellët dhe do të ketë një rritje minimale të temperaturave gjatë orëve të drekës. Do të fryjë erë e lehtë në drejtim të juglindjes, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 12 gradë celcius, ndërsa ato të mëngjesit me -2 gradë celsius. Në Shkup dhe […]

Seancë e re gjyqësore për rastin “Titanik”


Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon sot gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik” i Prokurorisë Speciale Publike. Ndërsa gjykata në seancën e fundit vendosi paraburgim 30 ditorë për ish kryeministrin Nikolla Gruesvki, në arrati. Në rastin “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mille Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkoovski, si dhe Ilija Dimovski, […]

Jovanovski: Nuk i kam udhëhequr protestat, kam protestuar si qytetar


Sot në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë. Në seancën e sotme ka dëshmuar i akuzuari Aleksandar Vasilevski – Ninxha, i cili tha se anëtarë të OBRM-PDUKM-së kanë dhënë udhëzime se si do të zhvillohen ngjarjet në natën e 27 prillit, […]

Ninxha: Në VMRO kishte njerëz nga kabineti i Ivanovit, duhej shpallur gjendje lufte


Seanca në Gjykatën Penale për ngjarjet e 27 prillit ka vazhduar me dëshminë e të akuzuarit Aleksandar Vasilevski-Ninxha. Ninxha sot më herët kishte folur për lidhjet e tij me DSK-në,dëshmitë e tij për protestat para KSHZ-së dhe ato “Për Maqedoni të bashkuar”. Vasilevski gjithashtu ka treguar se gjatë trazirave në Kuvend natën e 27 prillit në në shtabin […]