Kotzias: Maqedonia është një nuse e bukur e cila ndryshon mbiemrin pas martesës


Ministri i jashtëm Nikos Kotzias në një intervistë për Reuters, ka reaguar pas deklaratës së djeshme të Zaev se qeveria greke nuk ka ngritur identitetin e vendit fqinj gjatë kontakteve dypalëshe. “Sot ne nuk do ta pagëzojmë këtë shtet. Ky shtet përfshin fjalën Maqedoni dhe madje edhe për 140 shtete pa identifikim agresiv. Sot ajo […]

Gashi: Ky është kushti i BESËS për tu bërë pjesë e Qeverisë


Afrim Gashi i cili u zgjodh kryetar nga kongresi i Lëvizjes Besa krahu i Shkupit mbrëmë në emisionin Click Plus në televizionin 21, ka folur për përplasjet e fundit që po ndodhin në këtë parti e cila është përçarë në dy krahe atë të Shkupit dhe Tetovës nga krahu i Bilall Kasamiku, si dhe ka […]

Ivanov: Maqedonia pret ndihmë dhe lobim të hapur nga Turqia për anëtarësim në NATO


Zhbllokimi i proceseve integruese është kyç për stabilitetin afatgjatë, sigurinë dhe progresin e gjithë rajonit. Presim mbështetje konstruktive, ndihmë dhe lobim të hapur për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë nga ana e miqve tanë – vende anëtare të NATO-s, deklaroi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, pas takimit të sotëm në Ankara me presidentin […]

Fadil Zendeli i kundërpërgjigjet Artan Grubit: Nuk jemi makineri votuese e BDI-së


Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa-krahu i Tetovës, i është kundërpërgjigjur Artan Grubit për akuzat e tij për gjoja bllokim te punëve të kuvendit, nga ana e Besës. Por, tij, është hipokrizi që BDI e cila mbi 10 vjet bashkëqeverisi me OBRM-PDUKM-në, të akuzojë për bashkëpunim me këtë parti. Ai tha se nuk ka pasur […]

Ish-ambasadori Arben Çejku: Pas 10 vjetësh do kemi 3 shtete shqiptare


Ish-Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni, Arben Çejku, ka dhënë deklaratën e guximshme se pas 10 vjetësh do të ketë tre shtete shqiptare në rajon. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku Çejku tha se në vitin 2028 parashikoj se përveç Shqipërisë dhe Kosovës do ketë edhe një shtet […]

Kotzias dhe Juncker këtë javë në Shkup, vazhdon ofenziva për emrin e Maqedonisë


Jean-Claude Juncker të dielën do të mbërrijë në Shkup. Njeriu i parë i Komisionit Evropian në Maqedoni do të qëndrojë vetëm disa orë, brifojnë burimet diplomatike për TV21. Ai do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, kurse akoma nuk është konfirmuar nëse Juncker do të realizojë takim edhe me faktorët e tjerë politik në vend. […]

BDI: BESA po e lë Kuvendin pa kuorum


Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka akuzuar sot Lëvizjen BESA se po e lë Kuvendin pa kuorum. “Shpreh keqardhje që BESA nuk erdhi dhe nuk mundësuan punën e Komisionit për zgjedhje dhe emërime që të zgjidhet Naser Ajdini për gjykatës dhe me këtë të kompletohet gjykata Kushtetuese si dhe të zgjidhen dy anëtarë të Këshillit […]

Ali Ahmeti: Inkurajojmë zgjidhje të shpejtë për emrin, shqipja çështje ditësh


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti sot është takuar me Ambasadorin e Holandës në Maqedoni Vauter Plomp. Ahmeti dhe Plomp diskutuan për zhvillimet politike, kontestin e emrit, ligjin për gjuhët si dhe për integrimin euroatlantik. Ahmeti ka elaboruar qëndrimet e BDI-së rreth negociatave për çështjen e emrit me Greqinë, të ndërmjetësuar nga […]

Zaev nuk përjashton mundësinë e zgjerimit të koalicionit me Besën dhe PDSH-në


Partia më e madhe në pushtet, LSDM-ja nuk përjashton mundësinë e zgjerimit të Koalicionit qeveritarë edhe me dy partitë opozitare shqiptare, Besën dhe PDSH-në. Megjithatë negociata serioze në këtë drejtim, nga LSDM-ja paralajmërojnë pasi Qeveria të përfundojë punët me prioritet që ka. „Kur bëhet fjalë për interesin shtetëror të gjitha opsionet janë të hapura, në […]

Kuvend, kuorumi mbetet problem


Në fillimin e seancës së 34-të të Kuvendit është dhënë pauzë prej gjysmë ore pasi nuk është siguruar kuorum për votimin e propozimit në procedurë të shkurtuar që të sillen ndryshimet e ligjit për ndërtim. Para saj, deputetët votuan të diskutohet për propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjedhor nga deputetët Tomisllav Tuntev, […]

Emri, bisedë telefonike Cipras- Merkel


Кryeministri grek Aleksis Cipras ka pasur bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, ndërsa një nga temat ka qenë çështja e emrit, njoftojnë nga kabineti i Ciprasit. “Dy liderët kanë biseduar për rrjedhën e bisedimeve për emrin e IRJM-së, aktiviteti provokativ ajror i Turqisë në detin Egje dhe raportet euro- turke”, thuhet në kumtesën e […]

Vesel Memedi nënkryetar i Kuvendit


Kryetari dhe deputeti i RDK-së, Vesel Memedi po pret që të votohet për nënkryetar të Kuvendit. Shërbimet e Kuvendit kanë vendosur këtë pikë në rend dite, ashtu që përvec Memedit, të propozuar për nënkryetarë janë edhe Frosina Remenski e Goran Miskovski. Pika për zgjedhje të zëvendësve të Talat Xhaferit është e para në rend dite […]

Apanazh për pesë anëtarë të KSHZ-së


Apanazh në kohëzgjatje prej një viti kanë marrë ish kryetari i KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski, anëtarët e LSDM-së Violeta Duma dhe Igor Milev, Silvana Boneva nga VMRO-DPMNE dhe Subhi Jakupi nga BDI. Tre anëtarët e tjerë Rexhep Prekopuca, Atanas Urumov dhe Sasho Srcev të cilët dhanë dorëheqje nuk kanë kërkuar apanazh pasi kthehen ën vendet e […]

Eksperti i mjekësisë ligjore: Sela ka mundur të vdesë


Në seancën e sotme gjyqësore eksperti i mjekësisë ligjore i cili ishte në cilësinë e dëshmitarit, shpjegoi se çfarë gjendje ka parë tek Zijadin Sela, si pasojë e goditjeve të njëpasnjëshme të një turmë njerëzish më 27 prill në Kuvend. Eksperti Zdravko Çakar, raporton Shenja, shpjegoi se goditjet më të rrezikshme për Selën kanë qenë […]

Largimi i kreut të BDI-së, ja emrat që mund ta zëvendësojnë


Kohët e fundit janë shtuar zërat për largimin e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti nga froni i kësaj partie. Pas gazetës austriake “Standard” kanë spekuluar edhe media maqedonase, duke shkruar se Ahmeti do të largohet sapo vendi të bëhet anëtar i NATO-së. Por tashmë janë zëra të ndryshëm se kush mund të jetë zëvendësuesi i […]

Mediat greke: “Bombë” nga Zaev- nuk negociohet për identitetin


ptimizmi nga kryeministri Zoran Zaev për zgjidhjen e emrit deri në korrik dhe deklarata se identiteti nuk është një nga shtatë pikat për të cilat bisedohet, nuk ka ngelur pa u vërejt nga mediat greke. “Bombë nga Zaev” dhe “Zaev zbuloi se nuk bisedohet për identitetin”, janë komentet kryesore në artikujt e gazetarëve në Greqi […]

Kryetari Çairit Ganiu jep shembull të jashtëzakonshëm për politikën


Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe ekipi i tij kanë vendosur që mjetet për furnizim me automjet udhëtimi për nevojat e kryetarit të komunës të alokohen për bamirësi. “Sot thirra në mbledhje ekipin tim për të diskutuar në lidhje me largimin e pikës 30 nga rendi i ditës i mbledhjes së Këshillit të […]

Hiqen tabelat e autostradës me emrin “Aleksandri i Madh”


NP “Rrugët e Maqedonisë” në terren i hoqën tabelat e komunikacionit me emrin e deritanishëm të autostradës “Aleksandri i Madh” në Korridorin 10, ndërsa të cilat sipas vendimit të Qeverisë duhet të zëvendësohen me të reja që do ta mbajnë emrin “Miqësia”. Nga ndërmarrja publike për rrugë shtetërore informojnë se veçmë i kanë porositur 19-të […]

Zaev nesër në Berlin, takim me Merkelin


Kryeministri Zoran Zaev do të takohet nesër në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel. Takimi është në suaza të vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar të udhëhequr nga Zaev në Gjermani. Pas takimit, ashtu siç kumtoi pres shërbimi qeveritar kancelarja Merkel dhe kryeministri Zaev do të kenë konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë vizitës në Berlin, […]